Fier - Në fabrikën më të re në Europë të prodhimit të pjesëve automotive të kompanisë koreane Yura Corporation Albania, e cila pas investimeve për 60 fabrika në 12 shtete, ka nisur punën edhe në Shqipëri🇦🇱 👩🏻🏭👨🏼🏭 Në këtë fabrikë janë punësuar deri më sot 546 vetë e pritet të krijohen 700 vende të reja pune vitin e ardhshëm dhe të arrihet një total prej 2000 punonjësish në vitin 2023. Ndërsa volumi i eksporteve të kompanisë parashikohet të mbërrijë në 100 milionë Euro brenda tre viteve👍 ✅ Reformat e Qeverisë Shqiptare dhe vëmendja e shtuar e #AIDA ndaj investitorëve kanë dyfishuar stokun e investimeve të huaja në vend në 2019 krahasuar me gjashtë vite më parë. ⏩ Qeveria është e angazhuar të zvogëlojë efektet e pandemisë në prezencën e investitorëve të huaj të vend, për të garantuar një nivel mbi 1 Miliard EUR investime të huaja në Shqipëri për vitin e tretë rradhazi. NË YOUTUBE 👉 https://youtu.be/G8zEm0bultI